Një vetaksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pouskë të Prizrenit, ku një 19-vjeçare ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar.
Nga ky rast njëri nga të lënduarit është dërguar për trajtim në QKUK, për shkak të lëndimeve të rënda.
Lidhur me gjendjen e tij shëndetësore për portalin rtv21.tv ka folur drejtori i Emergjencës, Naser Syla.
“Po te na është, i kemi kry të gjitha ekzaminimet e duhura, gjendja është e rëndë, është në aparat me frymarrje të asistuar, trajtimi do të vazhdojë në MIQ”, tha Syla. /21Media