QKUK-së i dhurohen 38 shtretër nga Ambasada Amerikane

Zyra për mbrojtje dhe bashkëpunim, e cila vepron në kuadër të Ambasadës së Amerikës në Prishtinë, ka bërë sot dorëzim-pranimin e 38 shtretërve me inventarë mbështetës për njësitë intensive në katër (4) klinika të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Në këtë ceremoni morën pjesë, Curr Gjocaj, drejtor i përgjithshëm i SHSKUK-së, Uran Ismaili, ministër i Shëndetësisë dhe Collen Hyland, Zëvendësshefe e misionit të SHBA-së në Kosovë.

Gjocaj u shpreh se në vazhdimësi ka pasur bashkëpunim të shkëlqyer me popullin amerikan përmes Ambasadës Amerikane dhe trupave të mbrojtjes së saj, ku në formë të vazhdueshme kanë përkrahur QKUK-në.

Ai tha se përmes këtyre donacioneve asnjëherë nuk është lënë anash QKUK-ja dhe zyrtarët e Ambasadës së Amerikës janë në dijeni për hallet dhe problemet që i ka shëndetësia dhe vazhdimisht ndihmojnë, ku donacionet kanë qenë milionëshe.

Drejtori Gjocaj rikujtoi renovimin e mëhershëm nga klinikat e kirurgjisë, ku vlera kalon mbi 2 milionë dollarë investime në infrastruktura dhe aparaturë, e po ashtu në edukim të stafit.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, falënderoi Ambasadën Amerikane për ndihmat që në vazhdimësi po i bëjnë shërbimit spitalor. Sipas tij, kjo është edhe njëra nga objektivat kryesore të ministrisë, në kuptim të përmirësimit si në infrastrukturë edhe “në vazhdimësi duhet të investojmë edhe në menaxhim më të mirë në mënyrë që të kemi shërbime më të mira për qytetarët”.

Ministri rikujtoi se sektori i shëndetësisë ka nevojë për një përmirësim dhe këto ndihma do të jenë të mirëseardhura.

Me këtë rast, Collen Hyland, Zëvendëshefe e misionit të SHBA-së në Kosovë, tha se QKUK-së i janë dorëzuar 38 shtretër për kujdesin intensiv që do të shfrytëzohen në katër klinika të ndryshme. Sipas saj, këta shtretër bashkëkohorë të dhuruar nga SHBA-ja, do t’iu mundësojnë pacientëve rehati më të madhe, dhe do të mundësojnë cilësi më të mirë të kujdesit të përgjithshëm.

Hyland, mes tjerash theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenare për mbështetjen e vazhdueshëm për QKUK-në.

Duke treguar vlerën e donacionit, ajo shpjegoi se ky donacion kapë vlerën e 60.000 dollarëve dhe është financuar nga programi për ndihmë humanitare i Komandës së forcave amerikane në Evropë, por përpjekjet megjithatë janë nxitur nga ana e Zyrës për bashkëpunim të mbrojtjes.

Në fund, ajo sqaroi se projekti i fundit i përkrahjes në një varg të gjatë të projekteve të përkrahjes gjithsej vlerësohen se kanë vlerën apo shifrën e 2.5 milionë dollarëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme