QMK: 27 zjarre në hapësira të hapura në vend, 11 ende aktive

Deri në orën 18:00 në Maqedoni janë regjistruar 27 zjarre në hapësira të hapura, nga të cilat 11 janë aktive, tre janë nën kontroll, ndërsa 13 janë shuar, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza.

Numri më i madh i zjarreve aktive është në rajonin e Shkupit, por vatra zjarri ka edhe në disa komuna të tjera në të gjithë vendin.

Në Komunën e Studeniçanit aktiv është zjarri në fshatin Morani, Vërtekicë, dhe në fshatin Gabër, ku po digjet pyll i përzier. Zjarre aktive ka edhe në në fshatin Zelenikovë, Saraj, Makedonski Brod, Jegunovcë, Tetovë, Gostivar, Haraçinë dhe në Nagoriçan  i Vjetër.

Veçanërisht serioze është gjendja në fshatin Çanishte të Prilepit, ku zjarri po përhapet në dy drejtime – njëri drejt fshatit Zoviq, ndërsa tjetri drejt Krushevicës.

Aktiv është edhe një zjarr pyjor në fshatin Suv Orah, në Komunën e Nagoriçanit të Vjetër, ku është përfshirë  një shtëpi nga zjarri

Nën kontroll janë zjarret në Dellçevë, Debreshtë dhe Musincë, ndërsa 13 zjarre janë shuar plotësisht.

The post QMK: 27 zjarre në hapësira të hapura në vend, 11 ende aktive appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme