QMK: Dy zjarre aktive

Qendra për Menaxhimin e Krizave ka njoftuar për dy zjarre që aktualisht janë aktiv.

Zjarr pranë fshatit Marvinci, Vallandovë

Po digjet bar i thatë dhe shkurre të ulëta. Në terren po intervenon Njësia Territoriale e Zjarrfikësve Vallandovë me një automjet zjarrfikës dhe dy zjarrfikës.

 Zjarr pranë fshatit Furkë, Dojran

Po digjet bar i thatë dhe shkurre të ulëta. Në terren kanë dalë:

• Njësia Territoriale e Zjarrfikësve Gjevgjeli me një automjet zjarrfikës dhe tre zjarrfikës

• Shoqata Vullnetare e Zjarrfikësve Dojran me një automjet zjarrfikës dhe tre zjarrfikës

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) ka proceduar kërkesë deri te Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) për mbështetje ajrore për shuarjen e zjarrit. MPB do të dërgojë helikopter për të ndërhyrë nga ajri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme