QMK: Janë shuar nëntë zjarre në hapësira të hapura

Gjatë ditës së djeshme ka pasur nëntë zjarre në ambiente të hapura dhe disa ndërhyrje më të vogla, ndërsa janë shuar të gjitha, njoftojnë nga Qendra për Menxhim me Kriza (QMK).

“Zjarret kishin shpërthyer në komunat: Butel, afër fshatit Lubeten (bimësia e ulët); Saraj, përgjatë autostradës Shkup – Tetovë (vegjetacion i ulët); Radovish, afër fshatit Konçe (deponi, kashtë dhe shkurre); Strumicë afër fshatit Dobroshinci (vegjetacion i ulët); Kavadar afër lokalitetit “Tankoto Patçe” (bimësia e ulët); Sveti Nikollë (deponi dhe një pjesë e vogël me bimësi të ulët). Zjarre ka pasur në Probishtip, afër fshatit Ratavica (sipërfaqe bujqësore me drithëra, bimë me kërcell të ulët dhe bimësi të ulët) dhe në Komunën e Probishtipit afër fshatit Drenovë (bimë me kërcell të ulët, vegjetacion i ulët dhe sipërfaqe e djegur vreshtash prej 3 hektarë)”, njoftojnë nga Qendra për Menaxhimin e Krizave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme