Një lokomotivë nga një tren mallrash i JP “Hekurudhat e Maqedonisë” është djegur pasdite në afërsi të stacionit hekurudhor në Veles. QMK-ja bëri të ditur se ekipet e zjarrfikësve kanë ndërhyrë dhe janë ende në terren dhe qarkullimi hekurudhor në linjën hekurudhore është i ndërprerë. Nga zjarri nuk ka të lënduar.
– Qendra për menaxhim me kriza sot ka marrë njoftim nga “Hekurudhat e Maqedonisë” se rreth orës 15:00 është djegur një lokomotivë e një treni mallrash në mes të stacionit hekurudhor “Rajko Jinzifov” dhe Velesit. Në të njëjtën kohë, shoferi e ka shkëputur lokomotivin nga vagonët, në mënyrë që zjarri të mos përhapet. Për shkak të pamundësisë së shuarjes së lokomotivës së djegur me mjet kundër zjarrit. Sipas informacioneve të fundit, zjarri ende nuk është shuar plotësisht, por sipas njoftimit të MPB-së, shuarja është drejt fundit, thuhet në njoftimin nga QMK.
Sipas njoftimit të HM, inspektimi duhet të përfundojë për rreth gjysmë ore, pas së cilës do të rregullohej trafiku.