Gjatë ditës së djeshme zjarri ka përfshirë kulmin e objekteve të braktisura në ish-kazermën “Hristijan Todorovski Karposh” në lagjen Bedinje në Kumanovë, njoftoi sot Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave të Kumanovës. Tre ekipe zjarrfikëse dhe gjashtë zjarrfikës ndërhynë dje në zjarrin për më shumë se dy orë.
Ndërtesa, çatia e së cilës u përfshi nga zjarri, ndodhej brenda ish-kazermës.
Në vendin e ish-kazermës në Kumanovë janë të vendosura dy shkolla, aktualisht është duke u ndërtuar gjimnazi “Sami Frashëri”, ku janë vendosur edhe njësitë rajonale të institucioneve shtetërore.