QMK: Pesë zjarre aktive në Maqedoni

Në territorin e vendit për shuarjen e zjarreve po ndihmojnë një helikopter nga Serbia, një nga Çekia, një nga Sllovenia, dy nga Hungaria, dy “ertractors” nga Suedia dhe dy nga Gjermania.

Gjatë ditës së djeshme ka pasur gjithsej 42 zjarre në ambiente të jashtme, nga të cilat 33 janë shuar, katër janë vënë nën kontroll dhe pesë janë ende aktive, njoftoi sot Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).

Zjarret janë aktive në:

Komuna e Makedonski Brodit, afër fshatrave Tazevë, Breznicë dhe një degë drejt Jasenit.
Në Komunën e Demir Hisarit dhe Komunën e Ohrit – mali Ilin afër fshatit Bazernik
Komuna e Ohrit, afër fshatrave Kosel, Rasino Openica – Papila aktive në katër pika
Komuna e Bogdancit afër vendit të quajtur Veteren pat Bogdanci
Komuna e Probishtipit pranë fshatrave Zelengrad dhe Jamishte

Zjarret në:

Komuna e Koçanit afër fshatit Presekë
Komuna e Sveti Nikollës afër fshatit Patetino
Komuna e Plasnicës afër fshatrave Plasnicë dhe Lastovë, Makedonski Brod
Komuna e Kamenicës së Maqedonisë afër fshatit Dulicë

Angelov dje njoftoi se nga 17 zjarre në ambiente të jashtme, gjashtë janë shuar plotësisht, ndërsa pesë janë vënë nën kontroll të plotë, duke theksuar se zjarri i parë dhe më i vështirë për t’u shuar ka qenë në territorin e Komunës së Makedonski Brodit, në atarin e fshatrat Tazhevë dhe Breznicë, një zjarr për të cilin tha se ka ditë të tëra.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme