Zjarre aktive ka edhe mbi fshatin Paligrad në Komunën e Zelenikovës, mbi fshatin Nezhilovë në lokalitetin “Svatovi” në Komunën e Çashkës, te fshati Urviç në Komunën e Bogovinës, te fshati Gradec në Komunën e Vrapçishtit dhe te fshati Dragov Dol në Komunën e Makedonski Brodit.
Nën kontroll është vënë zjarri që shtrihet nga zona e fshatit Trnovë në Komunën e Gostivarit drejt fshatrave Bitovë, Zagrad dhe Strajanë në Komunën e Makedonski Brodit, ku ishin përfshirë pyll me drurë të ulët, bimësi e ulët, kullota dhe fier. Ndërkohë, janë shuar plotësisht 16 zjarre në disa lokacione në mbarë vendin, ndër të tjera në komunat Ilinden, Gjorçe Petrov, Prilep, Dollnen, Resnjë, Bogdanc, Strugë, Dellçevë, Staro Nagoriçan, Jegunovcë, Tetovë, Bërvenicë, Vrapçisht dhe Mavrovë-Rostushë. Sipas QMK-së, në këto lokacione kryesisht është djegur bimësi e ulët, ndërsa në disa prej zjarreve janë përfshirë edhe pyje me pisha dhe dushqe.
The post QMK: Shtatë zjarre ende aktive në vend, 24 raste të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit appeared first on Alsat.



