QMK: Tre zjarre aktiv në Maqedoninë e Veriut

Qendra për Menaxhime me Kriza sot në konferencë për shtyp ka informuar aktualisht në Maqedoni janë aktiv tre zjarre – pranë fshatit Raoviq në Komunën e Sarajit, në zonën e fshatrave Rakle, Nikodin dhe Toplicë në Komunën e Prilepit dhe një zjarr i ri mbi të shuarin pranë fshatit Niviçino në Strumicë.

Zëdhënësja e QMK Nadica Vëçkova, në konferencë për shtyp tha se zjarri në afërsi të fshatit Raoviq, Komuna e Sarajit është ende aktiv dhe këtë mëngjes vërehet tym i lehtë nga mali drejt Matkës, ndërsa gjithashtu shihet tym, por me më pak intensitet pranë Osojit, në vijën mes fshatrave Bukoviq, drejt Çajlanes. Gjatë shuarjes së djeshme, dy helikopterë të ushtrisë ndërhynë nga ajri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zjarri në zonën e fshatrave Rakle, Nikodin dhe Toplicë, në Komunën e Prilepit, i cili është në terren të paarritshëm, mëngjesin e sotëm është me intensitet shumë të ulët.

Një zjarr i ri ka filluar mbi atë të shuarin, pranë fshatit Niviçino, në rajonin e Strumicës.

“Zjarri është në terren të paarritshëm, ndërsa që herët në mëngjes në terren kanë dalë zjarrfikës dhe njerëz nga pylltaria “Belasica”, deklaroi Vçkova.

Zjarri në zonën e fshatit Barovë, në Demir Kapi tashmë është shuar plotësisht.

Nga QMK u bëjnë thirrje qytetarëve nëse vërejnë vende të caktuara të dyshimta, ku ka zjarr ose tym, t’i informojnë shërbimet kompetente në institucionet më të afërta ose të telefonojnë numrin e telefonit pa pagesë për thirrje urgjente në QMK – 195.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme