Quinti njeh çdo qeveri të formuar ligjërisht e që respekton përkushtimet e Kosovës

Ambasada e SHBA në Prishtinë ua ka shpërndarë medieve tekstin e Deklaratës së përbashkët të vendeve të Quintit, përmes të cilës rikonfirmohet qëndrimi i tyre lidhur me formimin e Qeverisë së ardhshme të Kosovës, se do të punojnë me çdo qeveri të formuar ligjërisht dhe që respekton përkushtimet e Kosovës, agjendën evropiane për reformë, që do të ketë si prioritet sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në vazhdim teksti i plotë i Deklaratës, në emër të ambasadave të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara:

Kemi parë rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ne po ashtu rikujtojmë të gjeturat fillestare të Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve dhe presim që Kuvendi i ri të vërë si prioritet përgjigjen e vet ndaj rekomandimeve të këtij Misioni.

Ne po ashtu dëshirojmë të japim qëndrimin e shteteve tona lidhur me formimin e Qeverisë. Ashtu siç e kemi bërë të qartë vazhdimisht – qytetarët e Kosovës janë ata që zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Vetëm këta përfaqësues janë përgjegjës për krijimin e një Qeverie të re në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës. Ne do të punojmë me çdo qeveri të formuar ligjërisht dhe që respekton përkushtimet e Kosovës, agjendën evropiane për reformë, dhe perspektivën më të gjerë evropiane të Kosovës. Ne nxisim partitë që e formojnë qeverinë e ardhshme që të kenë si prioritete sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në gjitha pjesët e Kosovës, në mënyrë që të tërhiqen investimet aq shumë të nevojshme për krijimin e vendeve të punës dhe për rritje të qëndrueshme ekonomike.

Ne po ashtu nxisim Qeverinë dhe Kuvendin që të procedojnë sa më shpejtë që është e mundshme ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi, dhe që të angazhohen seriozisht në dialogun me Serbinë për të normalizuar marrëdhëniet mes dy shteteve.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme