Qumësht i pasigurt në markete në Maqedoni,, nëse e keni blerë, mos e konsumoni!

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Maqedoninë e Veriut njofton konsumatorët për një produkt jo të sigurt të qumështit që është UHT TRAJNO MLEKO, MILKANO 3.2%. Ky paketim qumështi është duke u tërhequr për shkak të pranisë së aflatoksinës M1 me numër serik/lot – LOT FD04.

Marketi “Stokomak” ka lëshuar një deklaratë në faqen zyrtare në facebook ku bën thirrje që të kthehet ky produkt i blerë dhe të mos konsumohet, ashtu sipas urdhërit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. “Stokomak” njofton të gjithë blerësit se produkti Milkano UHT Milk 3.2% yndyrë, 1l LOT FD04 me datë prodhimi 05.10.2022 është tërhequr nga raftet e marketeve.(INA)

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme