Qumështorja “Bitollska” shënoi ditën e fermerëve, një ngjarje që ua kushtoi njerëzve që kontribuojnë çdo ditë në zhvillimin e industrisë vendase të qumështit.
“Bitollska” ndau çmime për arritje rekord dhe shprehu mirënjohje për rolin kyç të fermerëve në sigurimin e qumështit cilësor për çdo konsumator.
“Fermerët që bashkëpunojnë me Bimilk tregojnë një nivel të lartë përgjegjësie, si në ruajtjen e mirëqenies së kafshëve ashtu edhe në pranimin e rekomandimeve nga ekipet tona në terren. Të dhënat tregojnë se janë pikërisht ata prodhues që investojnë në cilësi, përmes ushqyerjes së përmirësuar, sistemeve të automatizuara të mjeljes dhe mbështetjes së mirë veterinare, që vazhdimisht ofrojnë qumësht me parametrat më të lartë teknologjikë. Prandaj, është e rëndësishme që këto praktika të afirmohen dhe vlerësohen. Fakti është se pas çdo produkti tonë qëndron puna në grup, dhe fermerët janë vija jonë e parë, tha Aleksandar Mano, menaxher në Bimilk. /Alsat.mk