Qytetarët ankohen për të shtëna në Pantinë, policia arreston të dyshuarin

Në orët e mbrëmjes të datës 14 mars 2017, Policia e Kosovës në Vushtrri i është përgjigjur një informacioni të dhënë nga qytetarët për të shtëna me armë zjarri.

Sipas informacionit të dhënë rreth orës 21:05 thuhej se në zonën e fshatit Pantinë dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri. Njësitë sektoriale dhe reaguese, në kuadër të stacionit policor Vushtrri, fillimisht kanë bërë lokalizimin dhe identifikimin e vendit të ngjarjes, përkatësisht zonës nga ku ishin dëgjuar të shtënat.

“Mbi bazën e informacionit fillestar, Policia ka identifikuar shtëpinë nga ku dyshohej se ishte shtënë me armë zjarri, ku njëkohësisht është identifikuar dhe kontaktuar i dyshuari N. Sh., 40 vjeçar. Në këtë lokacion është konfiskuar një armë, pushkë automatike AK-47 cal 7.62mm si dhe një karikator me 28 fishekë, në cilësi të provave materiale”, thotë Policia e Kosovës, raporton Koha.net.

Po ashtu, në këtë aksion është arrestuar i dyshuari N. Sh., 40 vjeçar, i cili dyshohet se ka përdorur armën, ku pas procedurave intervistuese, nga prokurori i Shtetit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po hetohet për vepër penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës’.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme