Administrata për të Ardhura Publike (DAP) ka përfunduar tatimin vjetor të qytetarëve për vitin 2025, gjatë të cilit janë gjeneruar gjithsej 863.100 deklarata vjetore tatimore.
Nga ky numër, 704.443 deklarata janë të qasshme në profilet e përdoruesve në sistemin e-shërbimeve tatimore, ndërsa pjesa tjetër u përket personave që ende nuk kanë krijuar profil në portal.
DAP i ka bërë thirrje qytetarëve që nuk kanë profil përdoruesi të regjistrohen, në mënyrë që të mund të kontrollojnë deklaratën e tyre tatimore dhe të verifikojnë nëse kanë detyrim për pagesë shtesë ose të drejtë për kthim të tatimit.
Sipas Administratës, një numër i madh qytetarësh nuk kanë kryer kontrollin personal të deklaratave të tyre. Nga atje paralajmërojnë se mosverifikimi mund të çojë në zbulim të vonshëm të gabimeve, të dhënave të pasakta ose detyrimeve shtesë tatimore.
Të dhënat tregojnë se 208.857 deklarata përmbajnë detyrim për pagesë shtesë në vlerë totale prej 208,98 milionë denarësh.
Në 313.519 deklarata është evidentuar tatim i paguar më tepër në vlerë prej 53,91 milionë denarësh, ndërsa 182.067 deklarata nuk kanë dallim për pagesë shtesë apo kthim të tatimit.
Gjithsej 617 tatimpagues kanë kërkuar kthim të tatimit të paguar më tepër në vlerë prej 32,4 milionë denarësh.
Sipas DAP-it, të ardhurat totale të deklaruara për vitin 2025 arrijnë në 612,87 miliardë denarë, ndërsa tatimi i llogaritur mbi të ardhurat personale ka arritur në 39,82 miliardë denarë.
Krahasuar me vitin 2024, të ardhurat e deklaruara janë rritur për 74,1 miliardë denarë, ndërsa tatimi i llogaritur mbi të ardhurat personale është rritur për 4,86 miliardë denarë.



