Qytetarët e Kavadarit vazhdimisht ankohen se ju mungojnë vende për parkim. Ata thonë se ka familje që kanë më tepër se një makinë dhe se rregullisht, madje edhe për të pirë kafe në një largësi të vogël, shkojnë me makina.
Ata thonë se e kanë patjetër të marrin masa, që me karrike të ulen në vendin e parkimit që të mos u merret (zihet) nga dikush tjetër.
Kryetari i Kavadarit, Mitko Jançev paralajmëron zgjidhje të problemit me punësim të sigurimit për ruajtjen e vendit të parkimit, që në të njëjtën kohë sipas tij do të bëheshin edhe punësime.
“Kemi plan dhe strategji rreth këtij problemi. Aj vendim i qytetarëve nuk është i rastësishëm. Në koordinim me këshilltarët kemi nisur disa debate dhe rishikojmë gjitha mundësitë për qytet më të mirë”, tha për AIM, Jançev.