Qytetarët në marshim, mbushin bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Qytetarë të shumtë po marshojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë, në protestën e 72 kundër qeverisë.

Me thirrjet “Ju erdhi fundi!” dhe “Rama ik!”, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ata mbajnë në duar pankarta të ndryshme ku ironizojnë edhe punësimin e të huajve dhe largimin masiv të shqiptarëve.

Pritet edhe nisja e fjalimeve në podiumin para Kryeministrisë.

Në pankartat e tyre kanë përkujtuar edhe poetin e vrarë nga regjimi komunist Havzi Nela në 38-vjetorin e vdekjes së tij.

The post Qytetarët në marshim, mbushin bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kërkojnë dorëheqjen e Ramës appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme