Qindra qytetarë nga Mitrovica i kanë dhënë lamtumirën Oliver Ivanoviqit, i vrarë të martën në mëngjes para zyrës së subjektit të tij politik, me emrin, iniciativa qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” [SDP].
Ivanoviq ka qenë edhe deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e parë. Vrasjen e Oliver Ivanoviqit, e kanë dënuar zyrtarët e institucioneve të larta të Kosovës./REL