Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjuca në seancën e cila është thirrur për të diskutuar për shpenzimet e rezervave shtetërore të Kosovës ka thënë se lobimin personal të presidentit të vendit, Hashim Thaçi janë shpenzuar 1.2 milionë euro për lobim të tij personal.
Konjufca ka thënë se qysh është e mundshme që shteti me dhënë pare për lobim personal të presidentit, raporton Gazeta Insajderi.
“Keni dhanë shpenzime të paparashikuara për presidentin, qysh është e mundshme shteti i Kosovës me dhanë qindra mijëra euro, për lobimin personal të presidentit, a ju ka qit kusht presidenti për koalicion a qysh është puna, sa herë të lyp pare ati me i dhanë pare prej buxhetit të shteit të Kosovës, për cka për librat e tij personal”, ka thënë Konjufca.
Ai ka vazhduar duke thënë se “çka na intereson neve lobimi personal për figurën e Hashim Thaçit, pse me pagu taksa paguesit e Kosovës, e prej kujt prej rezervës shtetërore, prej asaj që është e dedikuar vetëm për ata që ndodh ndonjë katastrofë humanitare, kontrata e nënshkruar e presidentit të Kosovës është 1, 2 milion euro”.
“Ju qytetarët e Kosovës i keni paguar 1.2 milionë euro për presidentin mu end poshtë e përpjetë, me lobi për ndarjen e Kosovës, kjo është e pikëllueshme kjo nuk guxon me ndodh”, ka thënë Konjufca.
Gazeta Insajderi ka raportuar për blerje të biografisë me para të shtetit të presidentit, Hashim Thaçi. Librin autobiografik të tij, të titulluar: “New State, Modern Stateman”, i cili është shkruar nga shkrimtarët britanikë Suzy Jagger dhe Roger Boys.