Qytetarët të revoltuar me rritjen e vazhdueshme të çmimeve, kritikojnë ashpër qeverinë

Gazetar: Mefail Ismaili

Rritja e vazhdueshme e çmimeve të produkteve ushqimore, sipas qytetarëve dëshmon papërgjegjësinë e Qeverisë. Ata për Alsat thonë se pushtetarët mendojnë vetëm për veten e tyre dhe nuk shqetësohen se si të tjerët po e kalojnë këtë periudhë të vështirë.

“Ata që i formojnë çmimet, edhe ata kanë prindër, edhe fëmijë edhe gjithçka. Duhet të kujdesen çka bëjnë, t’i nuk mundesh vet vetiu se çka bën. Bëj kujdes se çka bën, çka bën për popullin bën edhe për fëmijët e tu, për familjet tua. Nëse je në pushtet duhet të mendosh për të gjithë jo vetëm për vete”.

“Janë rritur gati 80% sigurisht. Ku qëndron problemi që nuk mund të merren masa? Problemi qëndron, dihet ku, tek shteti, tek ata që i bëjnë ata çmime”.

“Shumë vështirë djemë, çka tu them, varet kush se çka punon dhe fiton për momentin, por në përgjithësi gjendja është e keqe.. të përpiqen pak të mendojnë për numrin më të madh të popullatës, të mendojnë për qytetarin e thjeshtë që është në numër më të madh në shtetin tonë”.
“Bërllok, shkurt me thënë, unë nuk jetoj këtu jam jashtë, por çka jam tu pa, çka jam tu dëgjuar mos dëgjofsha”.

“Gjithmonë thonë se qytetarët janë ata që i zgjedhin ata që i krijojnë politikat, por për mua nuk është ashtu. Ne vetëm i zgjedhim pastaj ata i krijojnë politikat për xhepin e tyre jo për ne”.
“Politika, qeveria, ata janë të përgjegjshëm, ata i sjellin ligjet, ata i zbatojnë, nëse i zbatojnë ligjet që i sjellin siç duhet, atëherë do të jetë në rregull”.

Nga opozita thotë se Qeveria merr masa kundër rritjes së çmimeve por numrin më të madh të tyre ende nuk i ka dorëzuar në Kuvend. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanovski deklaron se që të ulen çmimet e ushqimeve duhet të merren tre masa urgjente.

“E para Ministria e Ekonomisë ta bëjë Ligjin për praktika tregtare jo korrekte, në aspekt të prodhimeve për ushqim dhe ato bujqësore dhe të njëjtin ta dorëzojë në Kuvend që të miratohet. E dyta menjëherë të reagohet me mallrat rezervë për ushqim dhe ata të lëshohen në tregun e lirë me çka do të rritet oferta dhe do të bëhet presion për uljen e çmimeve dhe e treta të pranohet masa anti krizë e VMRO-DPMNE-së çdo vikend pa TVSH për produktet ushqimore deri kur është shpallur edhe gjendja e krizës, deri në prill të vitit 2023”, deklaroi Bojan Stojanovski, deputet I VMRO-DPMNE.

Nga pushteti ndërkaq akuzojnë opozitën se po bën obstruksione që masat anti krizë të mos kalojnë në Kuvend./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme