Gazetar: Bashkim Sulejmani
Edhe pse ndodhet vetëm disa metra larg pikës për grumbullim pa pagesë të mbeturinave, një pjesë e banorëve të pa ndërgjegjshëm, mbetjet e forta i hedhin mbi urë.
“Dhe sikur vetëm hedhja e mbetjeve nuk mjafton, ditëve të fundit, kanë filluar edhe ti ndezin këto mbetje,. Duke krijuar tym e ndotje për kalimtarët”, raporton gazetari i Alsat, Bashkim Sulejmani.
Banorët ankohen se pamja e këtillë mbi urë qëndron me vite. Sado që komuna ti pastrojë, sërish mbushet.
“S’është vetëm nga ndërmarrja, vetëm jemi fajtor për këtë fotografi. Ky qytet s’meriton këtë fotografi. Se di nëse ecim para apo kthehemi në shekullin e shkuar”, tha një banor.
“Kjo nuk i ngjan asgjëje, si të them. Ka kërkesa tek inspektorati por si shohim me vite është kështu kjo”, u shpreh një banor tjetër.
Në teren dolën Inspektorë komunal të ambientit dhe drejtuesit e ndërmarrjes për menaxhim me mbetje. Premtuam pastrim të shpejtë.
“Apeloj qytetarët që hedhjen e mbetjeve ta bëjnë tek pika e grumbullimit që promovuam javë më parë ne dhe komuna e Tetovës. Gjithë qytetarëve iu ofrohet ky shërbim gjashtë ditë në javë nga ora 8 deri në ora 18. Pastrimi i kësaj pike do bëhet sa më shpejtë që mundet”, tha Vullnet Sela, Saubermacher.
“Sa i përket kësaj situatë të sotme, vërtetë është një gjendje kaotike. Ne si inspektorat ishim në vendngjarje dhe do të merren masa në bazë të Ligjit”, theksoi Saxhide Rexha, Inspektore e larte e ambientit jetësor.
Nga komuna e Tetovës thanë se brenda ditëve do të vendosen edhe kamera në këtë pikë kalimi, dhe dënime për shkelësit e rregullave./ Alsat.mk