Qytetari i mllefosur shkon te rrethi: Flamurin kombëtar e kam, do ta marr një dru dhe do ta vendos vet

Një qytetar është mllefosur me heqjen e flamurit kombëtar nga rrethi në Prishtinë, për ta vendosur flamurin shtetëror.

Adem Miftari sot ka dalë te rrethi duke thënë se institucionet duhet të veprojnë dhe ta vendosin flamurin kombëtar te rrethi tjetër, që çon për Veterrnik, duke shtuar se nëse këtë nuk e bëjnë institucionet ai do ta bëj vetë, përderisa ka ftuar edhe qytetarë të tjerë në këtë iniciativë.

Ai ka shprehu pakënaqësi me mënyrën se si është hequr flamuri kombëtar.

“Ky flamur që është ndërru në ora 9 në mbrëmje, është si një far lloj hajnie. Pse mos me qitë ditën, ne shqiptarë jemi këtu, pse me qitë natën. Unë jepi një propozim, që i njëjti flamur që është hequr të vendoset te rrethi tjetër që shkon për Veterrnik, te ai rrethi i madh. Propozoj që brenda 24 orëve me u vendosë flamuri kombëtar atje, për me pa populli qetësi, se populli është i mllefosur”, ka thënë ai në një prononcim para mediave, raporton Periskopi.

Thotë se flamurin kombëtar mund ta vendosë edhe vet po që se këtë nuk e bëjnë institucionet.

“Tek e fundit le të çohet populli le ta vendosë vetë. Unë flamurin e kam. Do ta marr një dru dhe do ta vendos te ai rreth atje”, ka thënë ai. /Periskopi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme