Qytetari nga Klina varroset me prift dhe hoxhë (Foto)

Në një ceremoni mortore dy ditë më parë (më 21 korrik) në Komunën e Klinës hoxha dhe prifti kanë marr pjesë në varrim.
I ndjeri Bardh Ademi, i përkiste fesë katolike ndërsa vëllezërit e tij ishin myslimanë. Historia e tyre është shumë interesante, bazuar në atë se çfarë ka shkruar Avni Abazi.

Në një shkrim në faqen e tij në Facebook ai ka thënë se Bardh Ademi ishte nga fshati Potreq i Klinës.

Gjyshi i Bardhit, Abazi, sipas rrëfimit të Avnisë kishte 5 djemë, prej tyre 4 u konvertuan në myslimanë kurse Bardhi mbeti katolik.

“Kjo ka ndodhur dje (21.07.2016) në varrimin e tp ndjerit Bardh Ademi np fshatin Poterq. Unp isha prezent np kptë ceremoni, pasi që familja ime Abazi dhe Familja Ademi janë pasardhës të stërgjyshit tonë të përbashkët me emrin Abaz. Pra, Abazi kishte 5 djem, 4 nga djemtë u bënë mysliman ndërsa Ademi ngeli në fenë katolike. Këto dy familje janë shembull i jashtëzakonshëm i bashkëjetesës fetare në Kosove. Unë si aktor jam shume krenar që i përkas këtij trungu familjar dhe mburrem me kushërinjtë e mi të fesë katolike si atdhetarë të vërtetë”, ka shkruar ky qytetar në Facebook.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme