Një 47 vjeçar i revoltuar ka hyrë me sëpatë në komunën e Shën Nikollës, ku si synim kishte të hyjë në zyrën e kryetarit të komunës.
Sipas policisë, sulmuesi ka arritur që ti afrohet zyrës së kryetarit të komunës Zoran Tasev, por kjo i është pamundësuar pas reagimit të sigurimit. Megjithatë ai i revoltuar ka thyer gjësende në ambientet e komunës, ndërsa më pas është ndaluar nga policia. Deri tani nuk dihen arsyet e këtij sulmi.