Një nga qytetarët që mbajti fjalimin në protestën me mijëra shqiptarë mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë apeloi ndaj pjesëmarrësve dhe mbështetësve të shumtë që të mos binin pre e provokimeve të qeverisë apo administratës së saj.
https://youtube.com/watch?v=Kfwzr-F0UHI%3Fsi%3D5GPtFpBCTbYvYxKV
Ai theksoi se kryeministri e ka humbur mendjen nga qetësia që kanë treguar protestuesit deri tani dhe mezi pret që të dilnin nga kontrolli, por kjo nuk do ndodhte.
Ai bëri thirrje edhe për ndjekjen e amanetit të Skënderbeut: “Të gjithë të bashkuar”.
“O shqipe! Ku i kam shqipet këtu?! Unë vetëm një thirrje kam, një amanet që la Skënderbeu, të gjithë bashkë nuk na mposht kush, kështu na e kanë lënë prindërit dhe kjo traditë do vazhdojë, jemi populli këtu. Kisha një kërkesë të fundit, shumë nga ju që i takoj e shoh në rrugë, ju lutem që qytetarët të mos bëhen pjesë e provokimeve, ju lutem mos bini pre”, tha qytetari.

Në fund edhe një mesazh për kryeministrin Edi Rama:
“Ndërkohë e keni vënë re se i ka ik mendja nga qetësia jonë. Ky mezi pret që ne të dalim nga kontrolli, vetëm prishja e qetësisë tonë e shpëton këtë. Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, tha ai.



