Qytetet kryesore të Shqipërisë mbeten pa energji elektrike, raportohet për defekt të rëndë

Disa qytete të vendit kanë mbetur pa enegji elektrike pasditen e kësaj të diele.


Raportohet se rreth orës 17:40, Durrësi, Vlora, Fieri, Lushnja, Saranda, Kavaja, Shkozeti e Rrogozhina  u përfshinë nga terri.

Burime nga OSHEE  bëjnë me dije se ka rënë linja e OST Fier dhe Elbasan. Gjithashtu mësohet se ka pasur një defekt të rëndë në një linjë të tensionit të lartë në zonën e Beratit.

Sakaq nuk dihet ende se cili ka qenë shkaku që ka shkaktuar defektet në linjat përkatëse.

Nuk dihet sa do të zgjasë situata pa energji elektrike. Me përcaktimin e defektit pritet që furnizimi të kalojë nga linjat dytësore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme