Qyteti i Shkupit organizon nesër shëtitje panoramike falas për të zbuluar pamjen qytetin para tërmetit

Me rastin e përvjetorit të tërmetit katastrofal që goditi Shkupin në vitin 1963, nga “Qyteti i Shkupit” informojnë se nesër do të organizohet një shëtitje panoramike falas nëpër Shkup.

Turi do të zhvillohet me autobus panoramik, ku përmes një udhërrëfyesi profesional turistik nga Shoqata Maqedonase e Guidave dhe Shoqëruesve Turistikë, qytetarët e interesuar, siç njoftojnë nga”Qyteti i Shkupit”, do të kenë mundësi të njihen me Shkupin ashtu siç ka qenë para tërmetit, të dëgjojnë histori për objektet që janë shkatërruar, si dhe për lokacionet që në atë kohë e kanë formësuar pamjen e qytetit.

Ngjarja do të mbahet nesër, ndërsa nisja do të jetë në orën 10:00 nga Porta “Maqedonia”. Qytetarët e interesuar mund të paraqiten në numrin e telefonit +389 71 250 419./Alsat.mk.

The post Qyteti i Shkupit organizon nesër shëtitje panoramike falas për të zbuluar pamjen qytetin para tërmetit appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme