Qyteti i Shkupit që nga janari nuk ka shlyer borxhet ndaj vozitësve privatë

Gazetar: Avni Tahiri

Rrëmuja me autobusët e reduktuar të linjave private vazhdon. Për të gjetur një vend në autobus qoftë edhe në këmbë thuajse është e pa mundur.

Qytetarët ankohen se u pamundësohet të kryejnë obligimet ditore për të shkak vonesave të autobusëve privatë dhe pritjeve të gjata në temperaturat e larta.

“Po nuk ka gjatë gjithë ditës, as me numër nëntë e as linja tjera, unë jetoj në Përzhinë dhe atje nuk ka aspak linje me numër gjashtëmbëdhjetë, pra duhet patjetër që qeveria të filloj të reagoj qe të jemi ne qytetaret të kënaqur dhe të mund të arrijmë në kohë në vendet e punës”, u shpreh një qytetare.

“E pres nëntëmbëdhjetën për në Vizbeg por nuk ka, ndonjëherë ka e ndonjëherë nuk ka, 19-të nuk ka, 20-të nuk ka. Duhet të presim nga një apo dy orë. Në mëngjes me çfarë udhëtuat, me autobus? Po, sa pritet? Një orë. Kishte shumë njerëz? Plotë“, tha një qytetar.

Shumë të rrallë janë, dhe as në kohë nuk vinë, ja e shohim edhe këtu ku shkruan, larg është nga e vërteta nga ajo që shkruan këtu dhe ajo që vijnë. Ju sa prisni? Diku rreth gjysmë orë, 20 apo 17 por nuk ka”, u shpreh një tjetër qytetar.

Sipas informatave reduktimi i linjave private është deri në 40 %. Pronarët e autobusëve janë detyruar të ndërpresin shërbimet për shkak të pamundësisë për të blerë karburante.  Sipas pronareve të autobusëve private, Qyteti i Shkupit që nga janari i këtij viti nuk ka shlyer borxhet ndaj vozitësve privatë. Ndërsa ankohen gjithashtu se vazhdimisht u behët presion nga qyteti i Shkupit që mos të flasin para mediave për këtë çështje.

“Përderisa qytetaret e Shkupit vazhdojnë të përballën me rrëmujën që është krijuar me linjat e autobusëve privatë e sidomos atyre me numër 9, 19 dhe 20, Qyteti i Shkupit as sot nuk e pa të arsyeshme të përgjigjet në pyetjen se perse është krijuar gjithë kjo rrëmujë, sipas informatave tona borxhi që ka qytetit i Shkupit ndaj tre kompanive të linjave private shkon rreth dy milion euro ndërsa vozitësit e linjave private përballën edhe me borxhe të shumta tek kompanitë e derivateve vetëm që tu dalin në ndihmë qytetareve”, raporton Avni Tahiri, gazetar. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme