Qyteti kinez mbyll transportin publik për shkak të virusit vdekjeprurës

Qyteti kinez i Wuhan i cili numëron 11 milionë njerëz do të mbyllë përkohësisht transportin publik si përpjekje për të parandaluar përhapjen e virusit të ri që ka goditur shtetin aziatik.

Ata që jetojnë në qytet janë këshilluar që të kufizojnë lëvizjet dhe udhëtimet, ndërkohë që miliona kinezë kanë vendosur të kremtojë festën e Lunar të Vitit të Ri jashtë qytetit.

Nga virusi ka më shumë se 500 raste të konfirmuara dhe 17 njerëz kanë vdekur, raportoi BBC.

Virusi kuptohet të jetë një lloj i ri i koronavirusit i pa identifikuar më parë te njerëzit.

Virusi Sars, ose sindromi i rëndë i frymëmarrjes akute, që vrau gati 800 njerëz në nivel global në fillim të viteve 2000 ishte gjithashtu një koronavirus, siç është edhe ftohja e zakonshme.

Të gjitha vdekjet deri më tani kanë qenë në Hubei, provinca përreth Wuhan.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme