Një 55-vjeçar, ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi ka rënë nga lartësia në kantierin e ndërtimit teksa punonte.
Polica bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin me iniciale S. B., 55 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital, rreth orës 13:10.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur paraditen e sotme, te Kodra e Diellit.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 03.04.2024, rreth orës 09:00, te Kodra e Diellit, në një kantier ndërtimi, ka rënë nga lartësia e objektit ku ishte duke punuar, shtetasi S. B., 55 vjeç.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, ky shtetas ka humbur jetën në spital, rreth orës 13:10.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.