Ra nga skela teksa po rregullonte soletën në një banesë, ndërron jetë 60 vjeçari shqiptar në Greqi

Një 60-vjeçar shqiptar ka humbur jetën ditën e sotme në Greqi, pasi pësoi dëmtime të rënda në trup në një incident që pësoi gjatë punimeve që po kryente në një soletë në zonën e Achaias.


Mediat greke bëjnë me dije se emigranti shqiptar ra nga skela teksa po rregullonte soletën në një banesë të zonës.

Menjëherë ai u transportua në spital, por për fat të keq nuk ia doli.

60-vjeçari ndërroi jetë në spital pavarësisht ndihmës mjekësore që i dhanë mjekët, shkruan protothema.gr.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme