“Racizmi vret”, protestë në Shkup për vrasjen e të riut rom

Pas vdekjes së të riut rom, Stanisllav Tomashit në Çeki, në disa vende është protestuar, ndërsa sot zëri u ngrit edhe para ambasadës së Çekisë në Shkup, në organizim të lëvizjes “Avaja” nën moton “Racizmi vret”.

“Protestën e sotme e organizuam me rastin e vrasjes së vëllait tonë, rom nga Çekia, Stanisllav Tomash i cili ishte vrarë në mënyrë brutale nga policia, por fatkeqësisht autoritetet çeke pohojnë se ai ka vdekur nga substanca narkotike. Për fat të mirë, e gjithë Evropa kishte mundësi që ta shohë videon e cila është incizuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në të cilën shihet se si një polic e shtyp me gju në qafë për 6 minuta, pas çka ai nuk mund të marrë frymë dhe ndërron jetën”, theksoi Selvia Mustafi nga Lëvizja Qytetare “Avaja”.

Edhe deputetja, Latife Shikovska dërgoi mesazh se këtë protestë shteti duhet ta marrë si parandalim, për shkak se siç shtoi, edhe në vendin tonë kemi raste të dhunës ndaj romëve në Manastir dhe Prilep.

“Gjithë jetën time luftoj për parandalimin e dhunës, diskriminimit, brutaliteteve dhe rasteve të këtilla për të cilat në Evropë janë organizuar protesta me rastin e vrasjes së djalit që e pamë në rrjetet sociale”, potencoi Latife Shikovska – deputete.

Protesta me rastin e vrasjes së Tomashit, si dhe për ngritjen e vetëdijes kundër dhunës dhe diskriminimit të romëve u mbajtën edhe në Kosovë, Bullgari, Serbi, Sllovaki, Rumani dhe Itali./TV21

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme