Radhë të gjata të pritjeve tek Ambasada gjermane në Prishtinë po vazhdojnë të ndodhin edhe sot. Pritjet e këtyre qytetarëve po shfaqin imazhin e Republikës së Kosovës si vendi më i izoluar, për shkak të mungesës së liberalizimit të vizave.
E gjithë kjo po ndodh në kohën kur Kuvendi i Kosovës për tri herë radhazi dështoi ta hedhë në votim ratifikimin e Demarkacionit.
Shënimi i pikës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi është njëri prej kushteve kryesore që do t’u mundësonte qytetarëve liberalizimin e vizave.
Shtetet aleate të vendit tonë kanë apeluar te liderët e vendit dhe te deputetët që të ratifikojnë sa më shpejt demarkacionin.
Videoja është shpërndarë në FB nga Shqiprim Lika: