Radiatorët e BEG-ut janë të ftohtë, Shkup-Veriu ka filluar të ngrohë

Gazetar: Ile Petrevski

Për disa ditë me radhë temperaturat e mëngjesit janë nën 12 gradë, por ngrohje qendrore nuk ka në pjesën më të madhe të Shkupit, shkruan Alsat.

Mëngjesin e sotëm me radiatorë të ngrohtë janë zgjuar vetëm shfrytëzuesit e ngrohtores Shkup-Veri, që nuk është pjesë e “Ballkan Energy Group”.

Bëhet fjalë për rreth 500 amvisëri dhe kompani të vogla që ngrohen nga kjo ngrohtore.

Drejtori i saj, Kushtrim Ramadani, thotë për Alsat se kanë marrë sasi të caktuar të gazit natyror, por shton se nuk do të mund të mbijetojnë vetë. Ai ka kërkuar ndihmë financiare nga Qeveria deri në fund të sezonit të ngrohjes.

Por, Balkan Energy Group duhet të ngrohë pjesën më të madhe të Shkupit. Radiatorët e përdoruesve të tij janë ende të ftohtë.

Informacionet e Alsat janë se Qeveria ende nuk mund të arrijë marrëveshje me kompaninë Adora, e cila vitin e kaluar bleu ngrohtoret Lindje dhe Perëndim.

Pronari Vanço Çifliganec që nga ora nëntë e mëngjesit të sotëm është në negociata me Qeverinë, por nga qeveria nuk japin detaje. Informacionet tona janë se Qeveria këmbëngul që ngrohtoret të jepen me qira për nevojat e Termocentraleve Shtetërore – EMV, e cila aplikoi për të marrë biznesin pasi BEG-it i mbaroi licencat këtë verë.

Por nga Adora i kërkojnë shtetit blerjen e ngrohtoreve. Për momentin nuk ka rrugëdalje nga situata. Në Shkup në BEG janë të lidhura rreth 60 mijë amvisëri./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme