Radojcic u përfol për vrasjen e Ivanovicit: Haradinaj e pranon se ka raporte me të

Ramush Haradinaj e ka pranuar publikisht se e njeh dhe e takon Milan Radojcicin, i cili u përfol edhe për vrasjen e Oliver Ivanovicit.

I pyetur në Rubikon nëse e njeh Radojcicin, kryeministri Haradinaj ka thënë se e njeh, dhe e ka takuar. Ndërsa i pyetur pse e takon kur ai nuk ka asnjë post zyrtar atje, Haradinaj ka thënë, sepse ai ka autoritet, dhe se dëshiron që të jetë në veri.

Pra kryeministri Haradinaj në këtë rast e pranon se veriu kontrollohet nga parapolitika dhe persona që akuzohen edhe për krim, por atij i intereson veriu dhe nuk zgjedh njerëzit se përmes cilëve arrin atje.

Radojcic edhe pse nuk mban asnjë post publik, ai llogaritet të jetë lideri real i veriut të Kosovës, e madje edhe personi që kishte dhënë urdhër për vrasjen e liderit liberal serb, Oliver Ivanovic.

Takimi i Haradinajt me Radojcicin në veri i raportuar më parë nga mediat 

Mediat kishin raportuar se Haradinaj para se të merrte Listën Serbe në qeverinë e tij, ishte takuar me Radojcicin, dhe këtë kryeministri sot e pranoi edhe vet, duke thënë se ka qenë në veri dhe e ka takuar, pasi sipas tij, ai person ka autoritet në atë pjesë të vendit.

Ndërsa i pyetur se ai dyshohet për vrasjen e Ivanovic, Haradinaj ka thënë se për këtë duhet pyetur Prokuroria. /gazetametro.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme