“Rafineria” ilegale në Kumanovë – E konfirmon edhe pronari

LEXO EDHE:

Gazetar: Adnan Qaili

Uzina e përpunimit të vajrave të djegura motorike në Kostërnik të Kumanovës nuk ka lejë përkatëse, për çka zbuloi një ditë më parë televizioni Alsat.

Pronari i uzinës pranon se objekti merret me veprimtarinë e përpunimit të vajrave por se akoma është në procedurën të sigurimit të lejes përkatëse.

Ai gjithashtu vërteton dyshimet e banorëve të Kostërnikut se në veprimtarinë e uzinës për përpunimin e vajit të djegur motorik kanë qenë të përfshirë edhe transportues nga Irani, por se për këtë sipas tij nuk ka pasur ndonjë pengesë nga Doganat edhe pse Irani.

“Po maune të Iranit vijnë zakonisht, jo veç tani por vijnë prej më shumë se 20 vjet nga 97-ta vijnë maunet e Iranit, ne punojmë me ata sjellim mallra, vajra, zakonisht punojmë me vajra, por jo vetëm prej Iranit, sjellim edhe nga Turqia, nga Dubai kështu që biznesi jonë është i tillë me vajra motorike. A e dini që Maqedonia ka embargo me Iranin? Unë nuk e di, unë shkoj në bazë të rregullave të Doganës tonë!”, tha Nexhmedin Bajrami, Investitor.

Ai thotë se nga Ministria e Ekologjisë ka siguruar një elaborat të ambientit jetësor, por që nuk e legalizon veprimtarinë tij. Sipas informacioneve zyrtare uzina është regjistruar si biznes të vogël në emrin Base Oil dhe pretendon të përpunoj vajra të djegura motorike në një kapacitet nga 5-10 ton vaj në ditë.

Kësi lloj veprimtarie nuk ka të lejuar askund në vendin tonë. Pronari zotohet se do të veproj sipas ligjit dhe nëse nuk i miratohet leja do të mbyll uzinën për të mos shqetësuar banorët e zonës.

Banorët ndërkohë thonë se maune me targa të Iranit që kanë frekuentuar në vazhdimësi këtë lokalcion ndërsa edhe njëherë shprehin shqetësimin e tyre ndotjen e ajrit që rrezikon edhe shëndetin e tyre.

“Po është e vërtetë se kemi parë, gjatë verës ka pasur edhe kaminë të huaj mendoj se kanë qenë nga Irani. Kjo është pengesë shumë e madhe për fshatin tonë, ndotja e ajrit nga pengon tepër se jemi fare afër nga kjo depo që bëhet ky prodhim, fabrika apo nuk di se si ta quaj, as vetë se dimë”, u shpreh Xhevxhet Zahiri, banor.

“Po është e vërtetë se ka qenë një inxhinier, dyshojmë se është nga Irani, ka pasur edhe kaminë me regjistrime të huaja. Ka qenë edhe një person tjetër por është larguara para dy muajve. E kanë bërë instalimin e këtyre mjeteve këtu, ne nuk e kemi ditur se çfarë po punohet veç kur e pamë”, tha Nuri Zahiri, banor.

Banorët thonë se do të bëjnë gjithçka për të penguar punën e kësaj uzine që ndodhet në hyrje të fshatit ndërsa thonë se do të bllokojnë edhe rrugën që kalon në pronat e tyre./ Alsat.mk

LEXO EDHE: Raportimi i Alsat për “rafinerin” ilegale – Inspektorët shtetëror konstatojnë se objekti nuk ka leje për punë

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme