Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar ka dorëzuar 10 mijë euro në stacionin policor në Rahovec, pasi i ka gjetur ato.
“Me datën 07.04.2024, derisa zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Rahovec, ishin duke trajtuar ankesën e një qytetari për humbjen e një shume parash, në vlerë prej 10 mijë euro, ishte paraqitur zoti Himaj nga fshati Gexhë i cili kishte gjetur këto para dhe të njëjtat i ka dorëzuar. Paratë e gjetura i janë kthyer pronarit”, thuhet në shkrimin e policisë.