Rakia i pajtoi

Përplasja përmes rrjeteve sociale në mes të Haradinajt dhe Rames ka përfunduar me një gote raki te Haradinaj. Ajo çfarë mbetet në ajër është “lopa që e derdh qumështin”.

Kryeministrat Edi Rama e Ramush Haradinaj po ‘përplasin’ gotat në shtëpinë e shefit të qeverisë së Kosovës. Këtë e ka dëshmuar kryeministri Rama nëpërmjet një fotoje të publikuar në Facebook, ku shihet së bashku me Haradinajn.

“Përplasje gotash në shtëpinë e Haradinajve GEZUAR FESTEN E PAVARESISE”, ka shkruar Rama.

Sonte,Rama tha se Haradinaj ‘shpiku’ problemin e demarkacionit. Haradinaj ia ktheu duke i thënë se të tilla ‘shpikje’ kishte shumë në Shqipëri.

Ndërkohë po kryeministri i Shqipërisë, javë më parë kishte ofenduar liderët e Kosovës, përfshi Haradinajn, duke i krahasur me lopët që shkelmojnë qumështin.

“Krijimi i një problemi të tillë është sikurse lopa kur e mbush kovën e vet, pastaj ia fut shkelm dhe nuk dihet më se çka vjen mbrapa”, kishte thënë Rama për tentativën e tre liderëve kosovarë për ta shfuqizuar Speciale./Sakte.net

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme