Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç pas takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe me përfaqësuesit e partisë së tij ka marrë vendim që Lista Serbe do të largohet nga Qeveria Haradinaj.
Rakiç ka thënë se Lista Serbe do të dalë nga qeveria e Kosovës dhe do të formojmë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Agjencia serbe e lajmeve ka bërë të ditur se takimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq me përfaqësuesit e Listës Serbe u mbyll në orën 12.30.
Ky takim filloi rreth orës 11:00 dhe aty mori pjesë edhe Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuriç dhe Nikola Selakoviç, Sekretar i Përgjithshëm i Presidencës.