Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka komentuar deklaratën e ministrit serb, Goran Rakiq i cili paralajmëroi dje vendosje të reciprocitetit në rast se në Kosovë nuk do të lejohet të votohet për zgjedhjet e 3 prillit që do të mbahen në Serbi.
Kusari-Lila tha se reciprociteti si koncept bëhet në mes të dy shteteve, nuk bëhet në kuadër të një shteti në mes të dy etnive
“Kosova është shtet multietnik, prandaj si koncept i tillë në kuadër të territorit të Kosovës nuk mund të aplikohet dhe nuk ekziston. Rezoluta ka rikonfirmuar edhe vullnetin e të gjitha partive politike, në raport me një proces që shkel sovranitetin dhe kushtetutshmërinë e Kosovës”, tha Kusari-Lila.
Ajo shtoi se votimi për zgjedhje qofshin ato parlamentare, apo siç ishte me referendum të një shteti tjetër apo shtetasve tjerë me dy shtetësi është i paraparë, dhe siç u ritheksua ekzistojnë metoda sesi votohet, me shkuarje në shtetin ku mbahen zgjedhjet, në ambasada, me postë.
“Si parim është përcaktuar dhe mund të bëhen përgatitjet para mbajtjes së zgjedhjeve në Serbi që ato të kryhen në këtë formë , dhe të kuptohet se Kosova është një tersi territoriale, një shtet i pavarur dhe sovran”, tha Kusari-Lila.
Kusari-Lila theksoi se sesioni pranveror i Kuvendit të Kosovës do të nis të enjten më 20 janar 2022.