Rakiq: Edita Tahiri është pajtuar për ridizajnimin e murit

Muri prej betoni ndërmjet jugut dhe veriut të Mitrovicës, nuk do të rrënohet, por do të ridizajnohet dhe do të nderohen shkallë, ka deklaruar kryetari i komunës së Mitrovicës veriore Goran Rakiq.

“Çdo gjë do të bëhet duke u bazuar në projekt, i cili është i definuar nga viti i kaluar e që sivjet është konfirmuar në Bruksel”, ka shtuar Rakiq, shkruan tanjug, transmeton lajmi.net

Sipas tij, tashmë është arritur marrëveshja që muri të ridizajnohet me shkallë, me çka është pajtuar edhe Edita Tahiri.

“Bisedimet janë mbajtur në Prishtinë dhe kanë zgjatur disa orë. Është definuar çdo gjë qartë nga tri palët dhe muri do të shkurtohet për 90 cm dhe do të ndërtohen shkallët”, deklaroi Rakiq.

Rakiq pohon se edhe zyra e BE-së në Prishtinë ka hedhur poshtë vendimin e autoriteteve për të rrënuar murin dhe ka prezantuar një dizajn të ri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme