Rakiq: Nesër fillon ndërtimi i murit të ri

Nesër fillon ndërtimi i bazamentit të ri konstruktiv, më të fuqishëm, nga betoni, në vend të murit që është hequr dje, thotë Goran Rakiq, transmeton Koha.net.

Prefekti i Mitrovicës veriore për RTS ka thënë se bazamenti i ri i konstruksionit do të jetë i lartë 70 centimetra, i gjerë 120 centimetra dhe në tërësi do të garantojë sigurinë e qytetarëve të Mitrovicës verore.

Rakiq nuk ka treguar se nga kush janë të rrezikuar këta qytetarë.

“Bazamenti konstruktiv, në planin ambiental e estetik do të jetë krejtësisht në përputhje me projektin e ndërtimit të zonës për këmbësorë në rrugën mbreti Petër I”, thotë Rakiq.