Rakiq pritet të zgjidhet në krye të Listës serbe, Simiq nënkryetar i Kuvendit të Kosovës

Iniciativa qytetare “Lista serbe” sot në konferencën zgjedhore në Mitrovicë do të zgjedhë udhëheqjen dhe organet e partisë, transmeton Kohan.net.

Sipas njohurive që thotë t’i ketë gazeta “novosti” e Beogradit, kryetar i ri i partisë do të jetë Goran Rakiq, prefekt i Mitrovicës veriore.

Do të zgjidhet edhe kryesia e Listës Srpska e cila e do të përbëhet nga nëntë anëtarë.

Sipas kësaj gazete serbe, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës pritet të zgjidhet kryetari i deritashëm i Listës Slavko Simiq.

Në përbërjen e kaluar nënkryetar i Kuvendit nga radhët serbe ka qenë e Slobodan Petroviq, lider i Partisë së pavarur liberale.

© KOHA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme