Ylli i Barcelonës, Ivan Rakitic, duket se pëlqen shumë kohën kur ai duhet të paraqitet në Ligën e Kampionëve.
Mesfushori kroat ka regjistruar një paraqitje mbresëlënëse kundër Manchester United, por kjo nuk ishte hera e parë.
Ylli i mesfushës ka regjistruar statistika të jashtëzakonshme gjatë gjithë karrierës së tij, në garat e Ligës së Kampionëve, ku në këtë garë ka regjistruar plotë 50 ndeshje, me atë kundër United.
Në këto 50 ndeshje, reprezentuesi i Kroacisë ka regjistruar 34 fitore, nëntë barazime dhe shtatë humbje, përcjell lajmi.net.
Gjithashtu, gjatë këtyre 50 ndeshjeve, Rakitic ka qenë startues në 45 ndeshje, ku ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar pesë herë.
Një nga golat më të rëndësishëm për kroatin ishte ai që i shënoi skuadrës së Juventus, në finalen e vitit 2015, kur shënoi golin e parë të asaj finale, në minutën e 4’.