Rritja e pagës minimale sjell barazimin të pagave në sektorin publik, paralajmëron në paraqitjen sotme në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Lira, Bllagoja Ralpovski. Gjithashtu ai i bëri thirrje qeverisë që të respektojë nenin 8 të ligjit për pagën minimale, i cili parashikon rritje graduale të pagave të tjera.
– Advertisements –
“Qeveria si punëdhënësi më i madh në sektorin publik nuk vepron sipas nenit 8 për harmonizimin e pagave. Neni 8 thotë se pagat duhet të rregullohen brenda 6 muajve. Jemi në gjendje të tmerrshme me rritjen e pagës minimale prej 18.000 denarë, … ka një barazim të tmerrshëm të pagave në sektorin publik. 48% tani do të marrin të njëjtën pagë … duhet gjetur një model me të cilin do të duhet të rriten gradualisht të gjitha pagat,” tha Ralpovski./ Alsat.mk