Rama: Basha çun i mirë, fajin e ka Sala

Kryeministri Edi Rama sot gjendet në Pukë në një takim elektoral me mbështetësit e Partisë Socialiste.

Gjatë takimit Rama ka komentuar edhe akuzat e kreut të opozitës Lulzim Basha, duke e konsideruar si çun i mirë, por që e ka ngatërruar Sali Berisha.

“Del Luli e thotë palma, bar, lulishte, ndricim, pllaka, ç’i duhen këto popullit, do bukë, po si mund të vijë buka pa këto?

Vetëm deleve nuk i duhen, nuk duan shëtitore delet, parqe e lulishte, delet duan bar dhe stallë, me hongër dhe me flejt, po ka ndryshim mes komunitetit dhe tufës së deleve, janë një tufë njerëzish të mbaruar që s’duan t’ja dinë se këtu lindin njerëz që kanë të drejtë të kenë një jetë përtej jetës së barkut.

Do më kishin cuar në Amerikë të bëja magji për ngrohjen globale, dhe kur flet Luli se tani dhe e njof, nuk është cun i keq, dhe kur thotë unë do bëhem kryeministri juaj, mua më kujtohet sahati i Tiranës.

Ai zgjohet vetem kur ka kamera perpara, kur fiken kamerat duhet me e tund se ndryshe e ze gjumi. Na ngaterroi Saliu se te ishim takuar me para me Lulin nuk do kishte qene problem”, -tha Rama.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme