Rama: Boll është vjedhur e shpërdoruar uji, keni afat deri me 1 shkurt

Kryeministri i vendit Edi Rama po transmeton live në facebookun e tij, mbledhjen e të gjithë krerëve të Shoqatës për Autonominë Vendore ku po diskutohet në lidhje me reformën e ujit, dhe aksionin që nis me shkurt.
Rama ka paralajmëruar të gjithë abonentët që të lidhin kontratën me ujësjellësit në të kundërt do të gjobiten.
“Kush ende nuk ka bërë lidhjen e ligjshme me ujësjellësin të nxitojë deri në 31 janar. Të ligjërojë marrëdhënien me ndërmarrjen e bashkisë përkatëse pa asnjë penalitet ligjor, ashtu siç kanë e po bëjnë me mijëra konsumatorë familjarë e biznese.
Nga 1 shkurti çdo lidhje e paligjshme do të ndëshkohet sipas ligjit! Uji i pijshëm është pasuri e përbashkët, boll është vjedhur e shpërdoruar 27 vjet! Shumica nuk mund të paguajë më edhe për pakicën dhe shërbimi me ujë 24 orë në çdo shtëpi e biznes, arrihet duke vendosur në radhë të parë ligjshmërinë, pastaj duke rritur edhe investimet e jo borxhet falë kontributit të secilit sipas sasisë që konsumon.”,-shkruan Rama./Dritare.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme