Rama dhe Aliu nuk arritën të poentojnë sipas ‘skenarit’ për Takimin e Tiranës?

Shkruan: Fejzi Hajdari

A dinë dikush të më tregoj se per çka u morën vesh lideret e shqiptareve te Maqedonise se Veriut, ne darken e kryeministri Edi Rama ne Tirane? Ta them te drejten, une s’e kam idene, megjithse zhvillimet i ndoqa nga afer, ne Tirane.

I njëjti skenar, i njejti format e permbajtje…, thjeshte ishte si ai takimi i Tiranes se para 6 viteve, që nuk prodhoi, ama asnje efekt politik, aq me pak per shqiptaret e ketushem. E vetmje gje pozitive, po me duket: darka e shtruar nga kryeministri shqiptar, e cila nxorri ne pah deficitin e bontonit te disa lederë si dhe fotografite qe u publikuan ne media, te cilat shqiptaret i kane shume per qejfi.

Gjithsesi ketu u moren vesh per t’u mos marr vesh, dhe se nga ky takim, definitivisht, nuk do te kete, ama, ASGJE POZITIVE per shqiptaret, nga cilado ane e kufirit. Nuk arritën te poentojnë nga ky takim, as Rama, e as Ali Ahmeti, per shkak se edhe nëjri edhe tjetri, kane shume probleme brendaperbrenda taboreve partiake. Ne fakt, Edi Rama ashtu e kishte kontsruktuar takimi, per te perfituar pike politike ai edhe Ali Ahmeti.

Dallimi konsistonte tek fakti se Ali Ahmetit i duhej per perdorim te brendshem ne Maqedonine e Veriut, Aliu deshironte te linte pershtypjen medemek BDI’ja eshte e forte edhe krahas problemeve me ‘Grupin e Zjarrit’. Por keta te fundit me dy takimet fundit ne terren, sidomos me ate ne Studeniçan, goxha e kane ‘tronditur’ BDI-ne brendaperbrenda. Kurse Rames takimi i nevojitet t’i tregonte nderkombetareve, (te deshmohej) se eshte “lider rajonal nder shqiptaret”, dhe se mikut te tij Vuciqit, t’i dergoj sinjale se “akoma jemi te fortë”!

Edhe Edi Rames kete ‘qejf” ia prishi pak kreu i Aleances dr.Taravari, i cili para se te vinte ne Tirane, ai ndaloi ne Prishtine per ta takuar kryeministrin e Republikes se Kosoves Albin Kurtit. Gjithsesi lideret ngelen te kenaqur me darken, megjithse gjate ngritjes se dollisë, nuk ishin te harmonizuar! “U dridhë mali, pjelli miu”! Gjithsesi, periudha qe do të pasoj do te deshmoje nese jemi i sakte ne keto impresione tona, apo jo!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme