Rama “dridh” Ballkanin, ministrit grek i përgjigjet me hartën etnike (Foto)

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias u shpreh me ironi mbrëmë ndaj Shqipërisë në një intervistë televizive në kanalin shtetëror ERT. I pyetur për incidentin me shoferin e ministrisë së Jashtme shqiptare që po hynte në Greqi me një hartë të Shqipërisë së Madhe, Kotzias u shpreh.

“Ne jemi një vend me institucione të forta dhe kapcaitet të madhe. Kundër nesh kanë dalë disa vende që janë formuar dy dekadat e fundit. Këto shtete kanë një popullsi të re dhe ndonjëherë veprojnë me vrull që çon në nacionalizëm.”

Disa orë pas kësaj deklarate kryeministri Rama postoi një faqen e tij në facebook një hartë të vjetër, që ai e mban të zmadhuar në sallën e hartave në kryeministri dhe që tregon trojet e vjetra shqiptare. A është kjo përgjigjja e tij për Kotzias? Kryeministri e ka lënë videon e tij pa koment. /Lapsi.al

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme