“Rama e ka shitur Çështjen Çame”/ Doda paralajmëron: Do publikojmë shkresa shumë të rënda

Sekretarja e përgjithshme e PDIU- së Mesila Doda ka hedhur akuza të forta për kryeministrin Edi Rama sa i takon Çështjes Çame.

E ftuar në ABC News, Doda shprehet se kryeministri Rama e ka shitur dhe keqpërdorur Çështjen Çame

Ajo ka paralajmëruar se pas disa ditësh do publikohen shkresa për diçka shumë të rëndë në lidhje me këtë çështje.

“Rama e ka keqpërdoruar çështjen çame. E kemi parë kur dikur ngrinte zërin në mbrojtje të çështjes çame, por e kemi parë sesi e ka shitur dhe ka harruar çështjen çame, ka arritur deri aty sa të heqë nga librat e historisë së çështjes çame. Do keni shkresa pas ca ditës për çështjen çame. Flitet për diçka shumë të rëndë”, deklaroi Doda.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme